A do të garojë përsëri për kryetar komune Xhabir Zharku?
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit.

Vendimi për ndalimin e këtij ekzekutimi nga gjykata është marr para disa ditësh.

Ish-kreu i Kaçanikut tashmë ka marr dritën e gjelbër nga organet e ndjekjes për ardhjen e tij në Kosovë.

Ndryshe, Xhabir Zharku ishte në krye të Komunës së Kaçanikut nga viti 2007 deri në maj 2012.
Shtuar më 15/05/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori