A do të ekstradohet Babalja? Flet Haradinaj
Do ekstradohet drejt Shqipërisë Albert Veliu, kur autoritet kosovare të marrin kërkesën nga pala shqiptare? Për kryeministrin e Kosovës është e rëndësishme të respektohen të gjitha procedurat ligjore të Kosovës, kur është fjala tek ekstradimet.

Ramush Haradinaj, ka folur për çështjen “Babale” gjatë një ligjërate në Tiranë.

“Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala tek ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara,” tha Haradinaj, i pyetur rreth kësaj çështje.

Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales “të vijë tek Ministria e Drejtësisë.

“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet,” tha Haradinaj.

Një ditë më parë në një interviste televizive, avokati i Albert Veliut në Kosovë, mbrojti tezën se ligjërisht, “Babalja” nuk mund të ekstradohetShqipëri, pasi është një person në pritje të marrjes së azilit atje shkruan panorama.

“Kosova nuk besoj se do të jetë shtet që i shkel të drejtat ndërkombëtare të personave që kërkojnë azil dhe unë nuk besoj se ky në një periudhe kohore deri sa të jete në fazën e kërkimit të azilit që do ketë, do kenë autoritetet e Shqipërisë sukses që ta ekstradojnë në Shqipëri, sepse ky deklaron që për shkak të aferës që është krijuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së tij nga partitë me të mëdha në Shqipëri jeta e tij mund të jete e rrezikuar”, tha Tom Gashi.
Shtuar më 16/10/2018, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori