A do të durojë PDK me Veselin edhe fjalët e Bahtirit?
Pëlqej
Koment nga Ervin Shkulaku

Kadri Veseli po vazhdon çdo ditë e më shumë të tregohet i dobët dhe të mos e meritojë postin që mban si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë parti e mori nga Hashim Thaçi si partinë më të madhe në vend por pasi ra në drejtimin e Veselit brenda pak vitesh kjo parti humbi prestigjin e saj dhe në rast të mos ndahej Vetëvendosje ishte si partia e tretë në Kuvendin e Kosovës, por gjithsesi nuk është e para.

E sikur të mos mjaftonte kjo Veseli pasi mori udhëheqjen në zgjedhjet e para parlamentare mori një kryeministër me " qera ", Ramush Haradinajn dhe i thuri lavde lavde sikur Haradinaj të kishte zbritur nga qielli. Do ketë harruar Veseli që gjithsesi, Haradinaj nuk ishte i PDK-së por i AAK-së.

Por edhe sot Veseli mori një goditje që në rast se nuk reagon përsëri nënvlerëson partinë që drejton, PDK-në.

Kryetari i PDK-së ishte sot për vizitë në Mitrovicë dhe atje ripërsëriti, këtë herë qartë se është kundër ideve për lëvizje kufijsh, ide që u prezantua nga ish-kryetari i tij Hashim Thaçi.

Por nuk mjaftoi kjo për sot. Veseli u akuzua ose nëse mund ta themi u fye nga nënkryetari i një partie që e ka në koalicion. Zv.presidenti i AKR-së, Agim Bahtiri në mënyrë publike i tha Veselit se sot u soll si një injorant.

"Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari", e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri." ishin fjalët e Bahtirit.

Pra, AKR me një a dy deputetë në Kuvendin e Kosovës po drejton disa nga ministritë më të mëdha në vend edhe falë Kadri Veselit nuk kënaqet por ka të drejtën t'i thotë se Veseli sot u soll si injorant. E pse atëherë PDK duhet të durojë këto fjalë ndërsa i kanë dhënë këto ministri?

Atëherë duke u bazuar në këto ngjarje me të drejtë lind pyetja, çfarë po bën Veseli, deri kur do të durojë PDK këto gabime? A ka më kuptim të qeverisin me AKR-në e Agim Bahtirit?/albeu.com/

Shtuar më 09/08/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori