A do të bëhet Vetëvendosje pjesë e "bllokut opozitar"?
Pëlqej
Koha kur Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin nëse Isa Mustafa është apo jo kryetar legjitim i Kuvendit po afron.

Mirëpo, nga ana tjetër, mesa duket përpjekjet e bllokut LDK-AAAK-NISMA për ta patur në koalicion edhe VV-në, po shuhen.

Është vetë Isa Mustafa që thotë se bërthamë e koalicionit do të jetë LDK-AAK dhe NISMA.

“Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, u them të flenë rehat”, tha Mustafa.

Nuk ka patur një takim mes liderëve të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS, që nga 16 korriku, apo një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori