A do të bëhen bashkë LDK, AAK, NISMA, VV?
Pëlqej
Është arritur një marrëveshje parimore mes bllokut LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se me bllokun LDK - AAK - Nisma (LAN), kanë arritur marrëveshje dhe ajo pritet të nënshkruhet së shpejti.

"Po, ka pasur një lëvizje në drejtim të marrëveshjes së parimeve udhëheqëse për qeverinë e ardhshme në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bllokut LAN. Ne jemi në pritje të kësaj marrëveshjeje dhe shpresoj se kjo do të ndodh shumë shpejt, pra do të ndodh gjatë kësaj javë e cila do të jetë hapje e rrugës, pra marrëveshja e parë në mes bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pastaj duhet të përcillet edhe më dy çështje tjera që do të duhej të merreshim vesh për sa i përket bashkëqeverisjes.", tha Ymeri.

Ai ka vlerësuar se po flitet detajisht për ndarjen e detyrave të secilës parti në qeveri. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2014, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori