“CR7 duhet të jetë lojtari i vitit i Man United”

Ish-qendërmbrojtësi i Manchester United, Jaap Stam, ka emëruar të preferuarin e tij për çmimin Lojtari i Sezonit të klubit.

Sipas holandezit, duhet të jetë sulmuesi Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon shënoi 18 gola në Premier Ligën angleze.

“Mendoj se çmimi duhet t’i shkojë Ronaldos. Nëse jeni 37 vjeç, por ende luani, krijoni dhe shënoni, meriton vërtet respekt. Ai është i kritikuar, por ai ndihmon lojtarët e tij dhe jep më të mirën”, citohet Stam nga faqja zyrtare e Manchester United.

Kujtojmë se Jaap Stam më parë drejtoi Reading, i cili në sezonin 2016/17 për pak sa nuk e riktheu në Premier League. /albeu.com/

The story of Jaap Stam and Sir Alex Ferguson's greatest mistake


Shtuar 28.05.2022 14:04