A do ta prije Vetëvendosje dialogun me Serbinë?
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

Ky është kushti kryesor që ka VV-ja, për tu bërë pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Mirëpo, analistët mendojnë se Vetëvendosje nuk i ka kapacitetet ta udhëheqë një dialog kaq me rëndësi.

Analisti Shpend Kursani, vlerëson se është e pamundur që Vetëvendosjes t’i besohet udhëheqja e bisedimeve me Serbinë, transmeton TV Rrokum.

Kursani thotë se këtë nuk do ta lejonin as ndërkombëtarët.

Por, anëtari i Lëvizjes së Kurtit, Zgjim Hyseni, e mohon se subjekti i tij është papërgatitur dhe se ka mungesë të kapaciteteve intelektuale, që t’u prijë bisedimeve me Serbinë. /albeu.com/


Shtuar më 19/08/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori