A do ta pengojë Amerika Vetëvendosjen?
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje në politikat e saj ka patur jo pak kundërshti në shumë raste me SHBA-në dhe politikat e saj që ndiqen në Kosovë.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se me zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes ka raporte të rregullta pune dhe ka mohuar të ketë patur takime të shpeshta mes zyrtarëve të VV-së dhe zyrtarëve të ambasadës së SHBA-së.

“Pohimet e bëra së fundmi në një intervistë me Klan Kosova se zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit janë të pasakta”, ka vene ne dukje Ambasada e SHBA-së në përgjigjet me shkrim për emisionin "Info Magazine", të Klan Kosovës.

Kjo përgjigje nga ambasada e SHBA-së, vjen vetëm një ditë pasi Dardan Molliqaj u shpreh se edhe "SHBA-ja e ka kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori