A do ta njohë Vatikani Kosovën?
Pëlqej
Shteti i vogël i Vatikanit nuk e njeh ende Kosovën.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj lajmëroi se Vatikani do ta njohë së shpejti Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme pas mbarimit të Meshës së Shenjtë të cilën e udhëhoqi Papa Françesku në Tiranë në Sheshin “Nënë Tereza”, zëdhënësi i Vatikanit, At Frederico Lombardi nuk e komentoi çështjen e Kosovës.

Pyetjes së një gazetare pikërisht lidhur me këtë çështje se kur Vatikani do ta njohë Kosovën, At Federico Lombardi i është shmangur.

Sipas tij, kjo është një vizitë fetare dhe jo politike, andaj nuk mund ti përgjigjet kësaj pyetje.

Ndërkaq, njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit e ka kërkuar përmes një letre publike edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori