E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
A do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet Vuçiçi (VIDEO)
Aleksandër Vuçiç është gjendur përpara gazetarëve në Graçanicë dhe i janë bërë disa pyetje direkte, të cilave ai iu është shmangur.

Një gazetar i drejton pyetjen se kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Vuçiçi është kundërpërgjigjur me tallje: “A është pyetje serioze kjo? A po ëndërroni”.

I pyetur gjithashtu se përse Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, Vuçiçi i është shmangur sërish përgjigjes.

Ndërsa, më tej kur pyetet se përse nuk e takon Mustafën, Vuçiçi thotë se do ta takojë kryeministrin e Kosovës në muajin shkurt në Bruksel.

Kreu i qeverisë serbe paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë edhe qytete të tjera në Kosovë, përse jo edhe Gjakovën./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori