Deputetja
Aida Dërguti gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se tashmë largohet nga çdo post të cilin kishte në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, nxorën në pah edhe mosmarrëveshjet në mes anëtarëve të
kësaj partie, shkruan Indeksonline.
E ditë më parë në media të shumta është rapotuar për një kalim të mundshëm të Dërgutit në partinë ‘Nisma për Kosovën’.
Sot
Dërguti është pritur në hollin e Kuvendit të Kosovës pikërisht nga shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, njëherësh një ndër figurat e para të
kësaj partie, Billal Sherifi.
Duhet përkujtuar që
Aida Dërguti ishte pjesë e luftës së UÇK-së, dhe njihet si krah i luftës, e një kalim i tillë edh do të ishte i mundshëm.
Shtuar më 12/12/2017,
ora 11:13