EMRI/ Çuçi njofton ndryshime në SHISH, ja kush është nëndrejtori i ri

Pas mbedhjes së qeverisë ditën e sotme ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka dalë në një një deklaratë për mediat ku ka njoftuar shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano.

Ai u pyet nëse kanë bërë ndryshime në drejtimin e SHISH. Ai tha se është emëruar nëndrejtori i ri, Oljan Kanushi.

Pyetje: A keni ndryshuar drejtimin e SHISH?

Bledi Çuçi: Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH me një vakancë  që u plotësua sot./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 10:25