90 përqind e maturantëve kalues në provim
Ditën e sotme janë publikuar rezultatet e Provimit të Maturës për maturantët që iu nënshtruan provimitafatin e dytë. Sipas zyrës për media në Ministrinë e Arsimit, rezultatet janë publikuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës.

Nga 10.092 maturantë që iu nënshtruan provimit kanë kaluar 6.805, ose 67.4%.

“Në të dy afatet e mbajtjes së provimit të maturës (qershor dhe gusht), gjatë këtij viti nga 33.623 nxënës që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 30.336, apo 90.2 përqind. Pra, gjatë këtij viti, janë 3.287, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë, e të cilët mund t’i nënshtrohen provimit të maturës vetëm gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas tyre, afati i ankesave për pjesën e dytë të provimit të maturës në afatin e gushtin, do të jetë nga data 17-19 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori