9 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro Pavarësisë së Kosovës
Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, përcjell Gazeta Blic.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Shtuar më 22/07/2019, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori