Selmanaj takim virtual me ambasadorët e BE-së, sjell në vëmendje çështjen e vizave
Zëvendëskryeministrit Driton
Selmanaj sot ka zhvilluar një takim virtual me shefin e
Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë, rreth ri-organizimit të strukturave të ish Ministrisë së
Integrimit Evropian në kuadër të
Zyrës së
Kryeministrit.
Selmanaj njoftoi ambasadorët për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e
Kryeministrit nga kryeministri Avdullah Hoti, si dhe përpilimin e organogramit të ri të
Zyrës së
Kryeministrit.
Ai shtoi se strukturat organizative të ish Ministrisë së
Integrimit Evropian do të ruajnë strukturën e tyre të plotë dhe funksionet të cilat i kanë ushtruar deri tani me qëllim të ruajtjes së njohurive dhe përvojës që është zhvilluar ndër vite.
Më tej,
Selmanaj theksoi faktin që zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA) dhe Agjenda e Reformave Evropiane (ARE2) janë të rëndësishme për të siguruar rrugën e Kosovës drejt
integrimit evropian.
Ai, po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) si parakusht i nevojshëm për zbatimin dhe monitorimin efektiv të reformave dhe Planit të Veprimit për ARE 2.
Selmanaj, në fund të takimit shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me procesin e stërzgjatur të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një rezultat pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave do të hapte mundësitë për zbatimin e reformave të domosdoshme për Republikën e Kosovës.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 13:50