Festa e ditëlindjes së 36-të, Noizy thotë me zë të lartë dy dëshirat e tij (VIDEO)

Noizy feston sot ditëlindjen e 36-të. Mes miqsh e familjarësh ai ka festuar ditën e lindjes, ndërsa para tortës ka shprehur dëshirën.

“Ca dëshirë të them mo plak?. ‘Alpha 2” ishalla na shkon mbarë, dhe 100 milionë euro”, ka thënë Noizy para se të frynte qirinjtë.

Në sfond është dëgjuar edhe një zë “ nuse-nuse”.

Kujtojmë se më 14 gusht Noizy mbajti në sheshin “Nënë Tereza” koncertin gjigand “Alpha show”, duke krijuar një histori. Pas tij, ai ka shprehur dëshirë ta kthejë në traditë, ku ka deklaruar se në vitin e ardhshëm do të ketë një “Alpha 2”.