​Përkujtimi i eksodit mbledh në Kukës dy qeveritë shqiptare
Nesër do të mblidhen në Kukës qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë në shenjë përkujtimi për eksodin e shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.

Ky takim do të ketë edhe plane të tjera, një prej të cilave është themelimi i odës së përbashkët tregtare, e cila do të ndikojë edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërsa mbledhja e dytë zyrtare e dy qeverive, do të jetë në qytetin e Vlorës në muajin maj ose qershor. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2014, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori