Ushtruesja e detyrës së presidentit të
Kosovës, Vjosa
Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së
Kosovës në kazermën "
Adem Jashari" për të cilët ka thënë se po dëshmojnë
profesionalizëm të lartë.
"Ushtria e
Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha ajo.
"Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës dhe
Adem Jasharit dhe familjes
Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot", shtoi
Osmani.
Përkundër sfidave për shkak të pandemisë,
Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me
profesionalizëm.
"Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja", tha
Osmani.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 12:53