Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa
Osmani, ka reaguar pas
deklarimeve të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili tha se nëse nuk do të ketë zgjidhje përmes procesit të dialogut me Kosovën, atëherë mund të vijë deri te shpërthimi i një konflikti të ngjashëm me Nagorno-Karabak.
Osmani në një postim në Twitter ka kërkuar nga NATO dhe BE-ja të reagojnë ndaj këtyre
deklarimeve luftënxitëse të kreut të shtetit serb.
“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të
dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkruan
Osmani.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 16:58