​Ndërpritet seanca e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë nesër dhe të hënën
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura, ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes, kryeministri Avdullah Hoti.

Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.

Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Shtuar më 08/10/2020, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori