Kryeministri Isa
Mustafa ka lajmeruar një konferencë të jashtëzakonshme për media në seline e Qeverise.
Ai u ka bërë thirrje partive të opozitës të kthehen në
Parlament dhe të vazhdojë puna normale e këtij institucioni.
"
Qeveria që unë drejtoj është e vendosur pavarësisht vështirësive të qoj Kosovën drejt integrimit.
Qeveria është dhe do të jetë e hapur për opozitën", tha
Mustafa.
Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta kritikojnë qeverinë dhe institucionet kur bëjnë gabime, dhe të jenë pjesë
aktive në zhvillimin e jetës
publike në Kosovë.
Sipas Mustafes, cdo marrëveshje që do të arrihet në Bruksel, do të dërgohet fillimisht në Gjykatën Kushtetuese, për ta bërë verifikimin e përputhshmërisë së marrëveshjeve me kushtetutën e Republikës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 11:34