Kryeministri Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar
Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe te shtatorja e Presidentit Rugova, dhe tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë, që e gëzojmë ne sot”, tha Hoti.
Shtuar më 28/11/2020, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori