​Kelmendi: Nëse votoj demarkacionin rrezikoj familjen time
Pëlqej
Ramiz Kelmendi është definitivisht nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti i LDK-së madje sot as nuk do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Kelmendi ka shprehur arsye për mospjesëmarrje në seancë e që njëra nga to është gjendja e tij shëndetësore. Por Kelmendi tha se është kundër dhe nuk do ta votojë asnjëherë Demarkacionin me Malin e Zi, pasi që sipas tij fëmijët dhe ai vet ka marr kërcënime me jetë. Ndonëse nuk tregoi se nga kush është kërcënuar, Kelmendi tha se këto kërcënime nuk i ka lajmëruar tek organet e rendit.

“Fëmijëve të mi u kanë thënë ‘nëse baba juv e voton demarkacionin, ju jeni të rrezikuar me jetu këtu’. Disa nga kërcënuesit i njoh, disa nuk i njoh, kërcënime kam pas edhe unë qoftë në katër sy, qoftë me telefon, qoftë në mënyra tjera. Në Polici se kam lajmëruar asnjë kërcënim sepse nuk dua të hyj në konflikt me askënd”, tha Kelmendi për KosovaPress.
Shtuar më 20/03/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori