Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2017”.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Nga këto të dhëna del se gjatë vitit të kaluar fondi i librave në biblioteka ishte 1 milion e 782 mijë e 945,
ndërsa numri i lexuesve ishte 158 mijë e 176.Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 161 shfaqje premierë dhe reprizë,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 15 mijë e 175; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fë
mijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 5 mijë e 876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 8 mijë e 243. Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38,
ndërsa numri i vizitorëve ishte 15 mijë e 872.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre 5
filma vendorë dhe 67
filma të huaj,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 10 mijë e 791.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre 2
filma vendorë dhe 179
filma të huaj,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 338 mijë e 963.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27
filma vendorë dhe 296
filma të huaj,
ndërsa numri i
shikuesve ishte 21 mijë e 554. Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72,
ndërsa numri i vizitorëve ishte 71 mijë e 335.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 12:20