Basha del nga Prokuroria: Berisha nuk ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurori në lidhje me protëstën e 8 janarit. Ai ka dalë në një konferencë për media pas dëshmisë ku u shpreh se, autorët e dhunës të vihen para drejtësisë dhe se Berisha nuk ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës.

“Kurth! Autorët e dhunës të vihen para drejtësisë. Duhet të jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth. Dua të theksoj se Berisha nuk ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i një personi të vetëm”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 14.01.2022 15:39