Ndërron jetë polici në Kosovë

Ka ndërruar jetë efektivi i Policisë së Kosovës në Stacionin e Kamenicës, Adem Syla.

Lajmin për vdekjen e policit e ka dhënë sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Klaiqi është shprehur i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.


Shtuar 18.07.2023 10:57