Mbytet në liqenin e Butrintit një 70-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë. Në liqenin e Ksamilit është mbytur aksidentalisht një 70-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 16.06.2022 15:11