Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP ka mbajtur tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e
Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e
armëve të paligjshme në Kosovë.
Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, tha se kanë pasur fushatë për legalizimin të
armëve.
“Unë ftoj qytetarët që të mënyrë vullnetare të aplikojnë për
legalizim të
armëve”, tha ai. Mbi 800 armë janë në procedurë për legalizimin të
armëve në Kosovë. Në presim deri në 1300 qytetarë të aplikojnë për aplikim për
legalizim”, tha ai. Sipas tij janë shumë faktorë që në Ballkanin perëndimor që qytetarët të kenë rezervë për
legalizim të
armëve. Zeka vlerësoi se një armë e legalizuar shpëton një jetë.
Objektivat e kësaj tryeze ishin: Sigurimi i transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe
masat aktuale për reduktimin e
armëve të paligjshme; diskutimi mbi gjendjen
aktuale dhe
masat aktuale në Kosovë për reduktimin e
armëve të paligjshme; krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura; Diskutimi mbi
masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit të kornizave ligjore për kontrollin e
armëve në Kosovë me legjislacionin e BE-së, Traktatin e Tregtisë së
Armëve dhe Protokollin e
Armëve të Zjarrit.
Shtuar më 10/05/2019,
ora 09:01