8 të arrestuar për prostitucion në Ferizaj
Arkiv
Policia e Ferizajt në Kosovë ka arrestuar tetë persona, të dyshuar për përfshirje në prostitucion. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të arrestuarit u përkasin kombësive të ndryshme, përfshirë katër shtetas ukrainas, një turk dhe tre kosovarë.

Arrestimet ndodhën pas hetimeve dhe bastisjeve të 12 rajone të ndryshme, ku dyshohet se janë kryer veprat penale mundësim në prostitucion.

Të gjithë të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit, për të vazhduar me procedura të mëtejshme hetimore.
Shtuar më 05/03/2011, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori