Shisnin drogë në Snapchat, shpërbëhet grupi kriminal në Belgjikë, ja lidhja me shqiptarët

Autoritetet belge kanë çmontuar një bandë droge e cila lidhet me krimin e organizuar shqiptar.

Si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës në rajonin e Lièges, PJF Liège me mbështetjen e njësive speciale, autoritetet kanë zhvilluar 12 kontrolle në Liège, Seraing, St Nicolas. dhe Wanze.

Si pasojë janë arrestuar 8 persona të cilët shisnin hashash dhe kanabis përmes rrjeteve sociale (snapchat, messenger) dhe ua dorëzonin klientëve të tyre gjatë takimeve, veçanërisht nëpër parkingje.

Sipas medieve të huaja, grupi kriminal menaxhonte edhe plantacione kanabisi.

Policia gjeti rreth 500 rrënjë kanabis dhe 5 kilogramë drogë. Gjithashtu në shtëpië e bandës kriminale ndodheshin dhe 7 pistoleta.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 92 mijë euro cash, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta dhe 20 celularë.Aktualisht gjashtë prej anëtarëve të bandës janë dërguar në burgun e Liege ndërsa dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë./Albeu.com./ 


Shtuar 17.06.2023 19:43