7 vjet nga vendimi i GJND-së që dëshmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë që përfaqëson gjykatën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, shpalli vendimin për pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i kësaj gjykate aso kohe, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë.

Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.
Ovada theksoi se Rezoluta 1244">1244 po ashtu nuk e ndalonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244">1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244">1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Me 10 vota pro dhe katër kundër, gjykata njëzëri vendosi se pavarëssia e Kosovës ishte e ligjshme.

Sipas organeve të kësaj gjykate, Kosova me shpalljen e pavarësisë nuk e kishte shkelur as rezolutën 1244">1244 dhe as kornizën e UNMIK-ut, shkruan Lajmi.net

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar ashpër Serbia, propaganda e së cilës në këtë rast nuk kishte kryer punë. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori