6 prill, takim Thaçi-Obama
Hashim Thaci
Kryeministri Hashim Thaçi, sipas të gjitha gjasave, do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama. Lajmi u bë dje i ditur nga gazeta kosovare “Express”.

Në një artikull mbi këtë temë, bëhej me dije se në Washington, Thaçi do të shoqërohet nga Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku. Po ashtu në artikull shtohej se, gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. “EXpress” citonte në artikull burime të saj pranë zyrës së kryeministrit kosovar të cilat bëjnë të ditur se takimi mes Thaçit e Obamës pritet të zhvillohet më 6 prill. “Më 6 prill, Kryeministri do ta takojë Presidentin Obama”, - ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti.

“I dëgjuan me kujdes “këshillat” e tyre, e si shpërblim duket se po marrin vëmendjen e tyre, qoftë edhe për disa minuta. Lidershipi kosovar të martën do të niset sërish për në SHBA, për t’u takuar me krerët e shtetit amerikan. E kësaj radhe, vetë Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet me të parin e shtetit amerikan, Barack Obama”, - shkruhej në gazetën kosovare.

Kryeministri, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, udhëton të martën për një vizitë zyrtare në SHBA”, - shtoi burimi i gazetës. Gjithsesi, në artikull vërehej se, “takimi Thaçi-Obama ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, as nga pala amerikane, as nga ajo kosovare”. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori