Millan Radojçiq, njëri nga të dyshuarit kryesorë për
vrasjen e së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, nuk pritet të jetë pjesë e aktakuzës për këtë vrasje të kryer një vit më parë.
Ndonëse tashmë për Radojçiqin është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, Prokuroria ka konfirmuar për KTV-në se ai nuk do të jetë i akuzuar
tash për
tash në këtë rast.
Megjithatë, sipas prokurorit që po udhëheq këtë hetim, Sylë Hoxha, në këtë aktakuzë do të përfshihen 6 persona, të cilët dyshohen se ndihmuan në
vrasjen e Ivanoviqit, raporton KTV.Hoxha tregon se tashmë besohet se kanë identifikuar njërin nga dy persona të cilët ditë më parë policia ua bëri publike fotografitë, duke kërkuar informacion nga qytetarët.
Por, emrat e tyre më vonë u përmendën publikisht në Beograd nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se ata janë vetëm studentë në Mitrovicë e që padrejtësisht po ndiqen nga kosovarët.
Sipas Hoxhës, këta persona dyshohet se kishin përcjellë Ivanoviqin, pak minuta para se ai të vritej.
Shtuar më 25/11/2019,
ora 20:55