6 muaj burg për mashtruesin e votave!
Gjykata e Apelit ka dënuar me 6 muaj burg H.Fazliun nga Drenasi.

Ai ka qenë i dënuar me një gjobë prej 900 eurosh nga shkalla e parë, por apeli vendosi për një dënim me 6 muaj burg.

“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh vendor i Gjykatës së Apelit, vendosi ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Publike Komunal në Prishtinë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin ndaj të akuzuarit H. Fazliu, i shpallur fajtor për veprën penale- mashtrim në votime sipas nenit 180 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, nga ana e Gjykatës Komunale në Drenas me 01.06.2011”, thuhet në njoftimin nga Gjykata.

Gjykata ka vlerësuar se vepra penale e kryer nga i pandehuri është një akt që përfshihet në Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare, e në këtë mënyrë shtetasi H.F paraqet rrezikshmëri shoqërore për demokracinë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori