52 personazhe të njohur mbrojne ekspertin që u sulmua nga Hashim Thaçi në komisionin për "turqit"
Disa ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u përplas keq me anëtarët e Komisionit të Kuvendit që po i kryhen hetimet për gylenistët duke e sulmuar edhe ekspertin amerikan Tienmu Ma, 52 profesorë, avokatë kanë reaguar nëpërmjet një letre të cilën ia kanë adresuar ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Thaçi kishte thënë se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i afërt me Sami Kurteshin, anëtarin e Komisionit Hetimor për “Turqit”.

“Insistoj. Eksperti ndërkombëtar a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, ka thënë Thaçi.

Por, 52 profesorë në një letër dërguar nga universitetet e njohura amerikane Harvard e Yale thuhet se “akuzat e papërgjegjshme dhe të pamatura që janë ngritur ndaj ekspertit juridik z. Tienmu Ma, si hakmarrje për punën që ka bërë në zbulimin e shkeljeve serioze të të drejtavenjeriut, të kryera nga zyrtarë të lartë shtetërorë gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në mars të vitit 2018”.

Më poshtë mund t’i lexoni letrat e profesorëve që janë dërguar edhe në adresë të Xhelal Sveçlës, kryetar i Komisionit Hetimor

Teksti i letrës së përbashkët

Kjo letër vjen nga 52 profesorë dhe avokatë aktualë, si dhe të mëhershëm, në fushën e të drejtavenjeriut, duke përfshirë nga Universiteti Harvard, Fakulteti Juridik i Universitetit Yale, Human Rights Watch, Amnesty International dhe Oda Amerikane e Avokatëve. Gjithashtu, shënohet në krye të letrës që ajo i është dërguar Shkëlqësisë së Tij, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

I nderuar Deputeti Sveçla:

Ne, nënshkruesit, jemi profesorë dhe avokatë aktualë dhe të mëhershëm në fushën e të drejtavenjeriut.

Po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për akuzat e papërgjegjshme dhe të pamatura që janë ngritur ndaj ekspertit juridik z. Tienmu Ma, si hakmarrje për punën që ka bërë në zbulimin e shkeljeve serioze të të drejtavenjeriut, të kryera nga zyrtarë të lartë shtetërorë gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në mars të vitit 2018.

Hakmarrja e tillë përbën shkelje flagrante të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtësit e të DrejtaveNjeriut dhe, siç dëshmohet nga kjo letër, edhe tashmë ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në komunitetin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut përtej kufijve të Kosovës.

Ne bëjmë thirrje të fortë që zyrtarët e Kosovës të bashkpunojnë plotësisht me hetimin parlamentar të Kuvendit, që ta lejojnë të vazhdojë pa pengesë të mëtejshme dhe që të përmbahen nga çdolloj sjellje që mund të intepretohet si hakmarrje kundër atyre që janë duke drejtuar atë hetim.

Nëse zyrtarët e Kosovës vazhdojnë të shkelin të drejtën e mbrojtësve të të drejtavenjeriut për të kryer lirisht dhe plotësisht punën e tyre, ne do ta konsideronim të duhur që t’i bëjmë thirrje Raportuesit special të OKB-së për situatën e mbrojtësve të të drejtavenjeriut që të nisë një hetim zyrtar lidhur me këto zhvillime shqetësuese.

Letra nga profesori i jurisprudencës James Silk, një prej figurave më të rëndësishme dhe më të njohur në fushën e të drejtavenjeriut, edhe është profesor në Yale Law School

“Unë e njoh z. Ma që dhjetë vjet përafërsisht … Z. Ma është njeri i integritetit të pamasë dhe karekterit të lartë moral. … Do të konsideroja z. Ma si njëri prej një grupi të vogël studentësh dhe ish-studentësh, në të cilët kam besim të palëkundur, edhe për çështje të ndjeshmërisë më të lartë. Kam besim të madh në cilësinë e punës së tij, por edhe më e rëndësishme, nuk kam asnjë reservë lidhur me përkushtimin e tij ndaj ndershmërisë dhe paanësisë. Ai përkushtim eshte i fortë dhe i pjekur”.

Letra nga profesori i jurisprudencës John Tasioulas, i cili e njeh ekspertin që 15 vjet, ka qenë profesori i tij në Universitetin e Oksfordit dhe ka bashkëpunuar me ekspertin në dy projekte për të drejtat e njeriut

Z. Ma “është njëri prej dy ose tre studentëve më të shkëlqyer të cilëve kam pasur privilegj t’u jap mësim në një karrierë akademike prej 27 vjetësh. . . . Nuk kam asnjë dyshim që z. Ma eshte njeri i aftësive intelektuale vërtet të shkëlqyeshme, edhe në filozofi, edhe në analizë juridike. Për më tepër, ai është, në përvojën time, një individë i karakterit më të lartë moral. . . . Kam besimin më të lartë në instinktin e tij për paanshmëri, drejtësi dhe respekt për ligjin. . . . Thjesht, është një individ i shkallës më të lartë intelektuale dhe morale”.

Letra nga profesori i jurisprudencës Liam Murphy nga New York University

“Kredencialet juridike të z. Ma janë përtej dyshimi. Në 2014, ai ka fituar gradën e Juris Doktorit nga Yale Laë School, i cili njihet si fakulteti juridik më prestigjioz në Shtetet e Bashkuara. . . . Për sa i përket karakterit të tij, z. Ma është, pa dyshim, një njeri i integritetit më të lartë. . . . Jam plotësisht i sigurt se ai, në çdo kohë, është udhëhequr nga përkushtimi ndaj standardeve më të larta të paanshmërisë dhe sundimit të ligjit”.

Letra nga profesoresha e jurisprudencës Julia Hanni nga Universiteti i Lucerne-it, me të cilën eksperti ka bashkëpunuar në fushën e të drejtavenjeriut

Z. Ma “është plotësisht i pavarur dhe një jurist i shkëlqyer i të drejtavenjeriut, me instinkte të forta në raste të vështira. Specializimi i tij qëndron veçanërisht në fushën e të drejtave ndërkombëtare dhe evropiane të njeriut. E gjithë puna në analizë ligjore që ai ka kryer, dhe vazhdon të kryejë, është e shkëlqyeshme. Është duke bërë kontributa në revista akademike të njohura ndërkombëtarisht . . .”

Z. Ma “është një analist ligjor i shkëlqyer dhe një njeri i integritetit dhe paanshmërisë, i cili nuk është i përkushtuar ndaj asgjësë përveç ligjit, e sidomos të drejtavenjeriut, siç mishërohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. . . . Të mbrosh këto të drejta si jurist i të drejtavenjeriut dhe të vetëdijësosh të tjerët për shkelje të mundshme serioze, kjo nuk ka të bëjë asgjë me anshmëri politike; në vend të kësaj, ka të bëjë gjithçka me respektimin e standardit evropian minimal të të drejtavenjeriut në çdo rast, në mënyrë të paanshme dhe të barabartë, për çdo viktimë potenciale”.
Shtuar më 06/05/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori