5-vjetori i Pavarësisë, veteranët e UCK-së nuk lejohen të marshojnë
Organizatat e dala nga Lufta e UCK-së kanë vendosur që të tërhiqen nga Këshilli Organizativ për shënimin e 5-vjetorit">5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes një komunikatë për mediat ata kanë bërë të ditur se ata do të zhvillojnë aktivitete të ndara nga institucionet.



“Ishte e paraparë që në marshin e 5-vjetorit">5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me FSK-në të marshojnë edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç bëhet në të gjitha vendet e lira e demokratike, në festat me rëndësi kombëtare e shtetërore. Fatkeqësisht vendimi që në këtë marsh të mos marrin pjesë veteranët e UÇK-së, tregon servilizmin e institucioneve ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që UÇK-në e kanë halë në sy”, thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori