5 të arrestuarit për terrorizëm sot para Gjykatës
Pesë personat e arrestuar dje nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqiten para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kryetari i kësaj Gjykate, Hamdi Ibrahimi.

Ai ka thënë se të dyshuarit do të mund të paraqiten para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë diku pas orës 15 : 00.

E me gjithë se ata do të dalin para Gjykatës, vendimi për ta nuk pritet të komunikohet brenda ditës së sotme.

Këta pesë persona u arrestuan ditën e djeshme, 3 nga ta u ndaluan afër liqenit të Badovcit, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar në lokacione të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2015, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori