5 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 18 pacientë me COVID-19. 13 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga Spitali kanë njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga virusi korona.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga Spitali i Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Shtuar më 18/09/2020, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori