45 makina të KFOR-it zbarkojnë në veri, a do të ketë nesër trazira?
Rreth 45 makina të KFOR-it sot rreth orës 10 të mëngjesit janë parë duke shkuar në drejtim të Leposaviqit.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, këto makina janë parë duke bartur edhe pajisje të cilat shërbejnë për të krijuar barriera, dhe ekskavatorë ndryshëm, dhe makina ndërtimi.

Sipas këtij medium, lëvizja të tilla të KFOR-it në veri po vijnë në kohën që janë ngritur tensionet pas përpjekjeve të Kosovës për të formuar ushtrinë dhe mbështetjes që ka marrë nga aleatët për këtë nismë.

Komandanti i Forcave të NATO-së, admiral James Fogo, dje ka thënë se krijimi i ushtrisë është një vendim sovran i Prishtinës.


Shtuar më 13/12/2018, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori