Plas në Kuvend, Berisha i shkon Ramës te karrigia: O i pafytyrë (VIDEO)

Pas fjalës së Ramës në Kuvend, i cili hodhi një sërë akuzash ndaj Sali Berishës, kryetarja e Kuvendit ia dha fjalën deputetit Tomorr Alizoti. Në këtë moment, ish-kryeministri u çua nga karrigia dhe shkoi te foltorja dhe u drejtua nga Rama duke i thënë: “Je i pafytyrë”.

Alizoti, minutat e tij ia dha Berishës, i cili gjatë fjalës tha se promotor i arrestimit të Hashim Thaçit është Rama, i cili e detyroi ish-presidentin e Kosovës të shtrëngonte duart me Vladimir Putinin.

“Përsa i përket arrestimit të Hashim Thacit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në proces të arrestimit, qëndron një trimon, kremlin-beograd- tiranë. Ky e futi Hashim Thacin në spiralet e ndryshimit në Ballkan. I sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin. Ky bashkë me ymeret e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama në një spiral futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimet të tyre. Do të diskutoj më vonë për të vërteta e hetimeve të raportit të Dick Mary. Por ky që do të behet patritot, me baton haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës” tha Berisha gjatë fjalës në Kuvend./albeu.com