43 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba brenda ditës
Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion.

Sipas raportit, 14 aksidente kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 29 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i trafikut, ka shqiptuar 1 mijë e 411 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Shtuar më 16/07/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori