Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
4283 mjekë serbë nuk do të integrohen në Kosovë
Në vend të integrimit në sistemin kosovar të shëndetësisë, siç është rasti me drejtësinë, institucionet e shëndetësisë së Serbisë në Kosovë, në të cilat punojnë 4283 serbë, do të transformohen dhe do të vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e shëndetësisë së Serbisë.

Në vend të 26 Serbia do t’i ketë në Kosovë 7 institucione shëndetësore, transmeton zeri.info.

Institucionet shëndetësore të Serbisë në Kosovë do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më tutje me sistemin serb të shëndetësisë, siç do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe sistemi i arsimit i Serbisë në Kosovë.

Dhe në vend të integrimit në sistemin kosovar të shëndetësisë, siç është rasti me drejtësinë, institucionet e shëndetësisë së Serbisë në Kosovë, në të cilat punojnë 4.283 serbë, do të riorganizohen dhe do të vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e shëndetësisë së Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka planifikuar transformimin e rrjetit të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në të cilat punojnë hiç më pak se 4823 serbë, ku 599 prej të cilëve, ndonëse ndodhen në listën e pagave të punëtorëve shëndetësorë serbë në Kosovë, punojnë në spitale dhe në ambulanca në pjesë të ndryshme të Serbisë.
Shtuar më 04/10/2017, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori