41 aksidente në 24 orë, njëri me fatalitet
foto ilustruese
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në 24 orët e fundit ka qenë i lartë, e madje ka pasur të tillë edhe me fatalitet.

Në këtë periudhë, në vend janë regjistruar 41 aksidente trafiku, prej tyre njëri ka qenë me viktimë.

Tutje, 19 aksidente kanë qenë me të lënduar, kurse 21 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, për 24 orë në Kosovë policët kanë shqiptuar 1186 tiketa trafiku për kundërvajtësit.

Në këtë periudhë, Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori