Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Shifra tragjike, 40 shqiptarë të vrarë në Siri dhe në Irak (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lajmi më i fundit që u dha lidhur me problemin që shqiptarët po marrin pjesë në luftëra të huaja ishte se në kampet e Sirisë dhe të Irakut kanë vdekur 11 luftëtarë shqiptarë.

Nga ta, një shqiptar nga Shqipëria, një nga Maqedonia dhe gjashtë nga Kosova.

Që nga nisja e konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, në Irak dhe në Siri, kanë humbur jetën 40 shqiptarë, raporton Presheva Jonë.

Që kurse nisi fillimisht përballja mes kryengritësve dhe Baschar Al Assadit, në Siri kanë vdekur gjithsej nga e gjithë bota 150.000 persona, nga të cilët edhe luftëtarë nga Ballkani.

Megjithatë, në Siri dhe në Irak nuk ka vetëm shqiptarë, por ka edhe nga shtete të tjera ballkanike e evropiane që akoma luftojnë në kampet e përgjaksheme të luftës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori