40 milionë euro për qeverinë nga PTK
Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ka dhënë 40 milionë euro për buxhetin e Kosovës. menaxheri i PTK-së Shyqyri Haxha shprehet se këto mjete janë pjesë e fitimit të vitit 2010, të cilin PTK-ja është e obliguar t’ia japë Qeverise si aksioner i vetëm i kësaj kompanie.

Nga viti 2009 deri më tani në buxhetin e Kosovës kanë hyrë nga PTK-ja 280 milionë euro.

Ndërkaq, zyrtarët e PTK-së kanë njoftuar se i kanë harmonizuar tarifat e romingut me operatorin Plus në Shqipëri. Çdo thirrje që bëhet nga ky operator në Vala do të kushtoi 0.50 euro nga 1.95 euro sa ka qenë deri më tani.

Sipas zyrtarëve të PTK-së shërbimet e tjera që ofrohen nga këta dy operator për konsumatorët janë rreth 70 për qind më të lira. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2011, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori