4 persona humbin jetën, mbi 400 të tjerë infektohen me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.608 mostra të marra rezultojnë 418 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër viktima (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren).

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë dhe 678 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

Shtuar më 30/10/2020, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori