326 vatrat e zjarreve alarmojnë Haradinajn
Zjarret janë një ndër sfidat e momentit për gjithë qytetarët në Kosovë.

Thuajse çdo ditë e natë në ndonjë zonë të vendit ka ndezje të zjarreve. E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot është takuar me përfaqësues të institucioneve të sigurisë në vend.

Me këtë rast ai theksoi se ka kërkuar nga ta koordinim dhe informon në kohë reale për situatën e zjarreveterritorin e Kosovës.

Tutje Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreveterritorin e Kosovës. I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

RH
Shtuar më 01/04/2019, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori