30 serbë të Kosovës shkojnë të marrin urdhëra nga Vuçiçi
Tridhjetë përfaqësues të Listës Srpska në krye me Goran Rakiqin, rreth orës 13:00 kanë mbërritur në pallatin presidencial në Serbi, dhe pas pak pritet që të takohen me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Siç kanë paralajmëruar dje, në këtë takim pritet të diskutohet për situatën politike të krijuar në Kosovë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.

Rakiq kishte deklaruar se në këtë vizitë do të dakordohen me Vuçiçin për hapat e ardhshëm.


Shtuar më 29/11/2018, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori