Bora deri në 30 cm në Kukës, si paraqitet situata në rrugë (VIDEO)

Me ardhjen e janarit kanë rinisur dhe reshjet e botës. Gjatë natës, në Kukës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë dhe në orët e para të mëngjesit, ka nisur bora në të gjithë qarkun.

Lartësia borës në Bushtricë (Vasije) ka arritur në 30 cm, në Tropojë 15 cm dhe në Qafë Prushi 30 cm.

Sipas informacioneve, rezulton se situata paraqitet si vijon:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.

Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal, përveç, Nj.Ad Kolsh, Malzi, Surroj Bicaj , Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad Llugaj bashkia Tropojë dhe Nj.Ad Fajza bashkia Has.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 09:35

Tags: ,