3 viktima dhe 38 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, Shkupi, Kumanova dhe Manastiri kanë nga një pacient të shëruar, Velesi 9 pacientë, Prilepi 4.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Tetova, një nga Shkupi.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 74-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me 21 maj.

Në spitalin e qytetit "8 shtatori" ka ndërruar jetë një pacient i moshës 57-vjeç, i cili ishte pranuar në spital më 23 maj. Në një spital privat në Shkup është marrë mostër post-mortum te një pacient 53-vjeç, rezultati i të cilit është pozitiv.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv, 1.486 janë shëruar dhe 122 kanë vdekur. Për momentin janë 469 raste aktive me koronavirusin e ri.
Shtuar më 28/05/2020, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori